Një 25-vjeçar ka rënë në pranga e policisë në Gramsh pasi i zuri prit një punonjësi policie që e kishte shoqëruar në Komisariat një natë më parë.

25 vjeçari me iniciale E.Sh., u shoqërua në ambientet e Komisariatit të Policisë mbrëmjen e së dielës pasi ishte konfliktuar me disa persona të tjetër gjatë një feste të organizuar nga Bashkia Gramsh dhe në përfundim të veprimeve është lënë i lirë.

Por i riu në bashkëpunim me shokun e tij, 24 vjeçarin me iniciale K.B., gjatë ditës së sotme i kanë zënë pritë punonjësit të policisë që e kishte shoqëruar në Komisariat dhe kanë tentuar ta godasin.

Në ndihmë të policit ka ardhur Patrulla e Përgjithshme duke arrestuar dy shokët.
“25 vjeçari E.Sh., në bashkëpunim me 24 vjeçarin K.B., të dy banues në Gramsh, gjatë ditës së sotme i kanë zënë pritë punonjësit të policisë që e kishte shoqëruar në Komisariat dhe kanë tentuar ta godasin për shkak të detyrës .

Në ndihmë të punonjësit të policisë ka shkuar Patrulla e Përgjithshme duke bërë shoqërimin dhe më pas arrestimin e tyre për veprën penale “Goditjet për shkak të detyrës” e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë. Si dhe për veprën penale ” Prishja e qetësisë publike” për shtetasin E.Sh,”-raporton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Artikulli paraprakPROTESTË PARA KOMISARIATIT TË SHKODRËS, KËRKOHET LIRIMI I KREUT TE FRPD ARVIT BUSHATI
Artikulli tjetërLIROHET KREU I FRPD SHKODER ARVIT BUSHATI