Prej një orë e gjysëm mbledhja e këshillit bashkiak nuk filloi për shkak se mungonin këshilltarët.

Ardhja pas një orë e gjysëm e këshilltarit Avenir Haxhija bëri që mbledhja të fillonte. Nuk munguan duartrokitjet kur ai hyri në salle.

Mbledhja e këshillit bashkiak ishte njoftuar në ora 17:00 por nuk filloi për një orë e gjysëm. 19 këshilltarë të pranishëm pritën ardhjen e 7 të tjerëve pas shumë telefonatave të bëra nga kryetari i këshillit

apo edhe të tjerë për të plotësuar kourimin prej 26 anëtarësh që nevojiten si numër minimal për të nisur mbledhjen. Ardhja me vonesë është një mungesë totale përgjegjësie e këshilltarëve.

Sapo u miratuan dy pikat e para të rendit të ditës për dhënien e ndihmës ekonomike disa prej këshilltarëve u larguan nga salla duke bërë që sërish të mos jetë kourimi i duhur për të vijuar mbledhjen.

Në rendin e ditës mbetën 4 pika të tjera pa u miratuar.

Nuk është hera e parë që mbledhjet e këshillit bashkiak dështojnë ose rrezikojnë të dështojnë për shkak se anëtarët nuk shkojnë.

Kjo që ndodh në këshillin bashkiak të Shkodrës është më shumë se e turpshme sepse qytetarët kanë dhënë votën e tyre për t’u përfaqësuar nga këta këshilltarë të cilët një pjesë shkojnë në mbledhje jo për interesat e qytetit por vetëm për interesat personale.

Shkojnë atje vetëm për të bërë presione nga më të ndyrat për dy-tre vende pune, apo për t’u marrë me pazare të ulta e deri tek diskutimet nganjëherë më qesharake të mundshme.

Njerëz të vendosur nga lista partish dhe një pjesë që nuk përfaqësojnë asnjë lloj integriteti por vetëm merrem me allish-verishe nga mëngjesi deri në darkë brenda apo edhe jashtë këshillit.

Kjo ishte një shfaqje e turpshme e radhës që duke parë atë enturazh këshilltarësh pa u futur në paragjykime me siguri s’do të jetë e vetmja.