Bashkëshortja e ish-liderit të Iniciativës Qytetare SDP, Oliver Ivanoviç, Milena Ivanoviç, i cili mbeti i vrarë muaj më parë në Mitrovicë, ka deklaruar se merr mesazhe kërcënuese nga shqiptarët.

Në një bisedë me gazetën ‘Kurir’ gruaja e liderit të ndjerë serb tha se këto kërcënime i ka paraqitur tek organet pe drejtësisë.

“Kjo është mënyrë e vetme që të mbrohemi. Ka aty edhe shqiptarë. Ka fyerje të llojllojshme, fjalë kërcënuese”, mësohet të jetë shprehur Milena Ivanoviç.

Politikani serb, Ivanoviç u vra më 16 janar 2018, para selisë së partisë së tij në Mitrovicën Veriore. Ai ishte kryetar i Iniciativës qytetare “Liria, Demokracia dhe Drejtësia”.