STAR SPORT, SQARON NË DETAJE VIZITËN E KRYEMINISTRIT RAMA. Të gjithë mund të kenë pyetur si lindi ideja që Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama të vizitonte stadiumin “Loro Boriçi” dhe të  kërkonte më pas një projekt nga ish presidenti i Vllaznisë Valter Fushaj si dhe deputet e tjerë të pranishëm të Qarkut të Shkodrës.

Pikërisht Star Sport, ka sjellë dhe të vërtetën ku fillimisht ka qenë një nxitje e specialistit të futbollit Hysen Zmijani i mbështetur dhe nga Fushaj. Për më shumë në studion e Star Sport, kanë folur të dy aktorët kryesorë. Përveç  stadiumit, Star Sport i ka kushtuar një  rëndësi të veçantë dhe ndeshjes së kombëtares shqiptare ku i ftuar ka qenë specialisti Agim Medja si dhe trajneri i Laçit, Armando Cungu. Përveç opinionone për kuq e zinjtë, Medja ka folur dhe për situatën aktuale tek Vllaznia. Ndërkohë Cungu, duke u ndalur tek ndeshja e kaluar me Laçit e Vllaznisë u ka bërë thirrje drejtuesve të ekipit të jenë më të përgjegjëshëm e sidomos atyre të bashkisë. Star Sport do të vijë të hënën me të tjerë të ftuar me analiza e komente për zhvillimet e fundit sportive. 

 

[iframe width=”300″ height=”510″ src=”//www.youtube.com/embed/Lq3DAQUa7fw?list=UU0aBDfsVqdL53NOE5eMXAUw” frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprakGJUETIA ME GJENERATOR DREJT ZHDUKJES
Artikulli tjetërKUQEZINJTË, SOT KRYELARTË KUNDËR SERBISË