Një 58-vjeçar ka humbur jetën sot në minierën e kromit në Pogradec, pasi është zënë poshtë nga një masiv shkëmbor. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Pojskë, ndërsa viktima është identifikuar V.D, banues në fshati9n Rëmenj.

Njoftimi i policisë Pogradec
Informacion paraprak.

Më datë 19.12.2018, tek Miniera e kromit në fshatin Pojskë, dyshohet se si pasojë e rrëshqitjes së formacionit shkëmbor, në një prej galerive, është bllokuar dhe ka gjetur vdekjen një nga punonjësit e minierës, shtetasi V.D, 58 vjeç, banues në fshatin Rëmenj.

Nga ana e Policisë, po kryhen veprimet proceduriale të rastit dhe po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

PUBLICITET