KONTIGJENTI I FA, KTHEHET NGA MISIONI NË AFGANISTAN.
Pas 7 muajsh shërbimi në Kandahar, forcat paqëruajtëse ‘Eagle 8′ janë kthyer mëngjesin e sotëm në pikën e nisjes, në Atdhe.

Për tu uruar mirëseardhjen, në repartin e Zall-Herrit u zhvillua ceremonia pritëse, ku ishin të pranishëm Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli dhe Ambasadori amerikan në vendin tonë, Aleksandër Arvizu.Në fjalën e saj, Kodheli falenderoi paqëruajtësit shqiptarë për kontributin e tyre për paqen dhe luftën ndaj terrorizmit. Ministrja garantoi se Shqipëria do të vazhdojë të qëndrojë në Afganistan, perkrah aleateve, duke kontribuar gjithmone me profesionalizem.
Ndërkaq falenderimi i Arvizusë shkoi si për paqëruajtësit ashtu dhe për lidershipin civil dhe ushtarak, që siç tha ai, me urtesi po drejtojne ne bashkepunim me SHBA dhe aleatet.
Rajoni i veprimeve të “Eagle-8” është vlerësuar si kështjella e aktiviteteve terroriste në jug të Afganistanit, ku forcat talebane kanë qenë gjithmonë prezente dhe shume aktive”.

[iframe width=”300″ height=”360″ src=”//www.youtube.com/embed/ZvfmDKd2wq0?feature=player_detailpage” frameborder=”0″ allowfullscreen ]