300 KAMIONË NDIHMASH RUSE BLLOKOHEN  NË UKRAINË.
Një autokolonë e madhe ruse me ndihma humanitare, vazhdon të qëndrojë e bllokuar pranë kufirit me Ukrainën, në pritje të garancive për sigurinë, që të lejohet të hyjë në Ukrainë.

Rreth 300 kamionë janë parkuar jashtë qytetit rus Kamensk-Shakhtinsky, në pritje të lejes së kalimit për në Ukrainën lindore. Komiteti i Kryqit të Kuq Ndërkombëtar do të ketë përgjegjësinë për shpërndarjen e ndihmave ukrainasve, që kanë mbetur në mesin e konfliktit me forcat ukrainase dhe atyre separatiste.Të shtunën, kryetari i delegacionit të Komiteti i Kryqit të Kuq Ndërkombëtar për Rusinë, Pascal Cuttat, tha se Moska dhe Kievi kanë rënë dakord për kushtet e lejimit, inspektimit dhe përgatitjes së ndihmave. Ai tha se garanctitë për sigurinë nevojiteshin nga të gjitha palët, para se kamionët të hyjnë në Ukrainë.
Zyrtaret e Kenias kane deklatruar se kane mbyllur kufijte për udhëtarët nga Guinea, Liberia dhe Sierra Leone, si nje mbrojtje ndaj shpërthimit vdekjeprurës Ebola duke lejuar vetem personelin mjekesor.
Kompanite ajrore te kenias kane bere te ditur se do të ndalojnë fluturimet në Liberi dhe Sierra Leone të mërkurën. Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) thotë se Kenia është në “rrezik të lartë” nga Ebola, per shkak se ajo është një qendër e madhe transporti. Epidemia filloi në Guine në shkurt dhe u perhap në Liberi, Sierra Leone dhe Nigeri. Të premten, numri i të vdekurve u rrit në 1,145 pasi OBSH tha se 76 vdekje të reja janë raportuar për dy ditë në 13 gusht. Ka pasur 2,127 raste të raportuara në total.
Të paktën 35 persona, mes të cilëve gra dhe fëmijë, janë gjetur në një konteiner të transportuar në rrugë detare për në portin e Tilburit të Britanisë së Madhe. Një nga personat në fjalë ka ndërruar jetë, ndërsa të tjerët raportohet se janë dërguar në spitalet më të afërta. Klandestinët dyshohet se vinin nga nënkontinenti Indian dhe u zbuluan pasi një anije mallrash nga Belgjika, e mbërritur në lokalitetin britanik, nisi të shkarkohej.
Në një konferencë për shtyp, zyrtaret saktësuan se të mbijetuarit po mbahen të ndaluar në bazë të kompetencave të emigracionit dhe do të dërgohen në një qendër pritëse në afërsi të Tilburit.