AUTORITETET MAQEDONASE QETËSOJNË BANORËT PËR VIRUSIN. Një britanik i dyshuar se mund të jetë prekur nga virusi vdekjeprurës i Ebolës ka ndërruar jetë një ditë më parë në shtetin fqinj të Maqedonisë, ndërsa raportet mjekësore të atjeshme thonë se do të duhen edhe disa orë që të konfirmohen ose të hidhen poshtë këto dyshime.Mostrat e analizave të kryera janë dërguar në një laborator gjerman, të cilët do të nxjerrin në dritë ngjarjen, nëse pavcienti anglez humbi jetën nga Ebola ose ndonjë virus tjetër hemoragjik.

Zëdhënësja e Ministrisë së shëndetësisë në Maqedoni, Jovanka Kostovska shpjegoi rastin në fjalë duke shtuar se nuk ka vend për panik. “Shanset e mëdha janë që nuk bëhet fjalë për Ebola, por rasti është trajtuar si një rast të mundshëm të Ebola-s. Ebola përhapet në kontakt të drejtpërdrejtë me të infektuar, shkëmbimit të lëngjeve. Rreziku i mundshëm është vetëm ata persona të cilët ishin në kontakt të drejtpërdrejtë me personin e sëmurë”.Ekipe të posaçme shëndetësore janë duke kotrolluar të gjithë personat që kanë pasur kontakt me turistin britanik. Ndërsa është bërë dezinfektimi i Klinikës Infektive dhe ndalohet hyrja në të. Nëse do të vërtetohej se britaniku ka humbur jetë nga virusi Ebola, atëherë do të ishte i pari i prekur në rajon nga ky virus i rrezikshëm. Kjo do të vërtetonte edhe faktit që i ruhen të gjithë që virusi Ebola tashmë ka mbërritur në Ballkan. 

 

[iframe width=”300″ height=”510″ src=”//www.youtube.com/embed/4Y75z4q7UIg?list=UU0aBDfsVqdL53NOE5eMXAUw” frameborder=”0″ allowfullscreen ]