Një panel këshillues i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) vendosi të premten të mos deklarojë një emergjencë ndërkombëtare të shëndetit publik mbi shpërthimin e Ebolës në Kongo dhe Ugandë, duke thënë se kriteret nuk janë përmbushur.

Por në një deklaratë, paneli i pavarur u kërkoi vendeve fqinje “në rrezik” të përmirësonin gatishmërinë e tyre për zbulimin dhe menaxhimin e rasteve të eksportuara, “siç ka bërë Uganda” përcjell Reuters.

Autoritetet në Ugandë, ku dy anëtarë të së njëjtës familje vdiqën këtë javë nga kjo sëmundje, kanë përpiluar një listë prej 98 kontaktesh potencialisht të ekspozuar ndaj virusit Ebola, por vetëm 10 konsiderohen “me rrezik të lartë”, tha eksperti i OBSH, Dr Mike Ryan në një konferencë shtypi në selinë e OBSH në Gjenevë.

Artikulli paraprakDEPUTETI GJERMAN: NË SHQIPËRI PO BËHET LUFTË PËR PUSHTET
Artikulli tjetërGRABITJA NË RINAS/ ARRESTOHET PERSONI QË NDIHMOI AUTORËT NGA BRENDA AEROPORTIT