Ish-missi i Kosovës, Agnesa Vuthaj është kapur nga Doganat e Kosovës duke kontrabanduar fustane.
Adriatik Stavileci, zëdhënës i Doganës e ka konfirmuar këtë për Express.
Ai ka thënë se personi me emrin Agnesa Vuthaj, është kapur në doganën e aeroportit me një ngarkesë prej 11 fustanesh, që së bashku bëjnë mbi 500 euro, e të cilët nuk janë deklaruar paraprakisht.

 

“Është e vërtet se zonja Vuthaj me datën 22.05.2014, rreth orës 20:30h në hyrje të pike kalimit kufitar Aeroport gjatë kontrollës doganore nuk i ka deklaruar mallin: fustane të ndryshëm solemn, në sasi prej 11 copë, në vlerë prej 560.00€, pra me këtë veprim ka tentuar ti shmanget obligimit ligjor për pagesë të taksave importuese doganore me ç’rast ka kryer kundërvajtje doganore nga neni 250 pika 3 te Kodit Doganor dhe të Akcizave, andaj Komisioni për kundërvajtje doganore e dënoi me gjobë në të holla në shumë prej 154.00″.Stavileci tha se Dogana e ka dënuar me gjobë Vuthajn dhe ajo e ka paguar atë gjobë, por edhe malli iu ia ka konfiskuar.

“Në bazë të nenit 250 paragrafi 3 – të Kodit të Doganës dhe Akcizës ka aplikuar konfiskimin e malli: fustane te ndryshëm solemn në sasi prej 11 copë, në vlerë prej 560.00€.”, thotë Stavileci.

Express provuar që të marrë një koment nga Agnesa Vuthaj, por e njëjta nuk u është përgjigjur pyetjeve të gazetës.

Agnesa Vuthaj ka mbajtur kurorën e Miss Kosovës. Ajo gjithashtu ka përfunduar më vonë studimet për komunikim masiv dhe gazetari. Është themeluese dhe drejtuese e bizneseve “Agnesa Vuthaj Fashion” dhe “Agnesa Vuthaj Association”.

Artikulli paraprakMile Cyrus dhe Patrick Schwarzengger ne nje lidhje dashurie pub like tashme.
Artikulli tjetërNesër bashkepunimi i Don Arbas dhe Mc Kresha