Në sheshin kryesor të qytetit të Lezhës do të vendoset shtatorja e heroit tonë kombëtar “Gjergj Kastrioti” Skëndërbeu.

Një ditë më parë bashkia Lezhë ka organizuar konkursin boceteve të Gjergj Kastriotit të punuara nga skulptor vendas e të ardhur nga diaspora, nga të cilët do të përzgjidhet modeli më i mirë.

Kryetari i Bashkisë Lezhë Fran Frrokaj, theksoj se mbetet dëshmi i pakontestueshme lidhja historike e Skënderbeut me Lezhën dhe Besëlidhjen e saj, ndaj është vendosur përjetësimi i emrit të tij përmes një shtatore.

Në këtë konkurs i paraqiten 20 punime në skulpture ku modeli më i mirë, brenda 10 ditëve do të shpallet fitues nga juria.Boceti i përzgjedhur brenda pak muajsh do të kthehet në shtatore bronzi

dhe më 2 mars të vitit 2019-të në përkujtim të 575-vjetorit të Besëlidhjes së Lezhës do të vendoset në sheshin që mban emrin Gjergj Katrioti Skënderbeu.

Artikulli paraprakSTUHIA “MEDICANE” RREZIKON TË PREKË SHQIPËRINË
Artikulli tjetërSHKODËR, KORSITË E BIÇIKLETAVE VETËM NJË ËNDËRR