Disa mbështetës të Partisë Demokratike, kanë dalë në rrugë për të pritur Kryeministrin Rama me protesta.

Banorët kanë bllokuar hyrjen e aksit Lezhë-Shkodër, ku pritet të kalojë Edi Rama për në Pukë në orën 14:00. Kryeministri Rama do të zhvillojë një tur në veri “Bashkia që Duam”, në një diskutim për zgjedhjet lokale.

Sipas tyre arsyeja e protestës është kundërshtimi i qeverisë së Kryeministrit Rama.

Mësohet se ka pasur një konfrontim mes personave që kanë bllokuar rrugën dhe policisë pasi organizatorët nuk kanë marrë leje në polici për të zhvilluar këtë tubim. Gjithashtu në vend ka shkuar edhe Drejtori i policisë së Qarkut Ferdinand Mara.

Pakënaqësi kanë shfaqur edhe kalimtarët pasi kanë mbetur të bllokuar në trafik për shkak të kësaj proteste të papritur.

Artikulli paraprakMACRON DO TË KËRKOJË “ZGJIMIN” E EVROPËS PAS BREXIT-IT
Artikulli tjetërKURBIN, U DENONCUA NGA QYTETARËT SE KISHTE DROGË, ARRESTOHET 50-VJEÇARI