Kryeministri Edi Rama, ka zhvilluar një takim me mësuesit në Elbasan.Në fjalën e tij, kryeministri Rama është shprehur se qeveria e tij ka bërë atë që deri pak kohë më parë dukej e pamundur, largimi i politikës nga shkollat.

Kemi arritur të bëjmë atë që dukej e pamundur.
Politika ka dalë nga shkolla. Ju keni ardhur këtu se keni dashur.

Nuk bën vaki që pas këtij takimi drejtorët e shkollave të rrinë të merren se kush erdhi dhe kush nuk erdhi.Mësues sot të bën testimi. Testimi është ligj.

Siç edhe u parashikua ditën e djeshme nga deputeti i PD-së, Luciano Boçi i cili paralajmëroi protesta, mbështetësit e PD-së kanë dalë në protestë në qytet duke tentuar thyerjen e kordonit të sigurisë por pa sukses. Ka degraduar në përplasje me policinë protesta e opozitës në Elbasan, pasditen e së enjtes.

Menjëherë pas mbërritjes së kryeministrit, protesta opozitare është acaruar dhe ka pasur përplasje mes protestuesve dhe efektivëve të policisë.

Altin Qato, drejtori i Policisë së Elbasanit, diskutoi me deputetin e Partisë Demokratike, Luciano Boçi, të cilit i tha se “protesta është e paligjshme”.

“Nuk keni marrë leje. Nuk mund të godisni Policinë e Shtetit”, tha Qato.
Ndërkohë, takimi i kreut të qeverisë me mësuesit nisi në orën 17:00, në gjimnazin “Dhaskal Todri”.