MBI 80 MIJË VIZITORË, PANAIRI MË I MIRË NË BALLKAN.Dashuria për librin duket se po rikthehet sërish. Në ditën e fundit Panairi i 17 i librit në kryeqytet është vizituar nga një numër i madh qytetarësh.

Sipas botuesve këtë vit numri i blerësve të librit është shtuar, krahasuar me një vit më parë. Letërsia e huaj është më e preferuar këtë vit për lexuesin shqiptar ndërsa letërsia shqipe më pak. Mes disa titujve botuesit sjellin ato më të preferuarit për lexuesin.Vëmendje të veçantë ka pasur edhe letërsia për fëmijë, ku jo vetëm prindërit por edhe vetë vogëlushët kanë treguar interes për të blerë libra .Juria e Panairit të Librit Tirana 2014 shpalli edhe fituesit e edicionit të 17-të të tij, mbështetur në propozimet e Shoqatës së Botuesve Shqiptarë. Juria, e përbërë nga Virgjil Muçi (kryetar), Persida Asllani, Nasi Lera, Alfred Lela dhe Beti Njuma shpallën fituesit si më poshtë me motivacionet përkatëse: Çmimi i mirënjohjes: Petro Zhejit 

Çmimi për përkthyesin më të mirë: Alina Karaulli për librin “Xhejn Er” 

– Çmimi për autorin e vitit: Arben Dedja për librin “Histori ekskatologjike” 

– Çmimi special “Jeronim De Rada” iu dha autorit Ismail Kadare. 

Kryetari i jurisë Virgjil Muçi sqaroi se Shoqata e Botuesve propozoi, ndër të tjera, dhënien e çmimit për ‘Librin më të mirë për fëmijë’, por, nisur nga fakti që kjo kategori këtë vit pati ‘një zbaticë thuajse të plotë’, juria i propozoi Shoqatës dhënien e “Çmimit të Mirënjohjes”. 

[iframe width=”300″ height=”510″ src=”//www.youtube.com/embed/5EtmBU6MP4I” frameborder=”0″ allowfullscreen ]