Mbrëmja e së mërkurës u mbush me tingujt e muzikës Jazz në natën e parë të “Shkodra Jazz Festival”, i cili rikthehet në edicionin e tij të nëntë në qytetin e Shkodrës.

Interpretime të jashtëzakonshme u duartrokitën nga publiku shkodranë, i cili kishte mbushur sallën e Teatrit “Migjeni”.

I ftuar special i kësaj mbrëmjeje ishte pianisti Paolo Marzicchi, i cili interpretoi këngë mjaft të njohura shqiptare në piano. I lumtur që organizatorët i bën ftesën për të ardhur në Shkodrën, të cilën e krahason me Napolin në Itali.

Këshilli i qarkut Shkodër, me në krye Greta Bardelin, dha një certifikatë mirënjohjeje dhe vlerësimi për shoqatën “Rrok Jaku”, e cila e organizon eventin.

Interpretime të tjera mjaft interesante erdhën në skenë, ndërsa spikati dyshja Paçalin Pavaci në violinë dhe Markeljan Kapedani dhe piano. “Shkodra Jazz Festival” vijon më tej me të tjera aktivitete interesante deri në datën 2 shtator.

 

Artikulli paraprakVETËM BARAZIM, VLLAZNIA NUK IA DEL NDAJ SHËNKOLLIT
Artikulli tjetërBASHA, RAMËS: GJEJ MAFIOZËT QË QËLLUAN BANESËN E GAZETARES, DO MBASH PËRGJEGJËSI