Edicioni i ri futbollistik 2018-2019 i Kategorisë së Parë do të startojë më datën 9 shtator dhe gjatë kësaj periudhe ekipet pjesëmarrëse të kësaj kategorie kanë nisur përgatitjet e tyre sa i përket stërvitjes dhe afrimeve.

Por pavarësisht kësaj ka ende kohë në dispozicion për sa i përket nisjes së punës edhe pse duhet thënë se në fakt Vllaznia vijon akoma të jetë me pushime.

Siç dihet tek skuadra kuqeblu puna po ecën me ritme mjaft të avashta e të shumtë janë lojtarët që janë larguar nga ky ekip e ndërkohë asnjë i tillë nuk është afruar si përforcim për sezonin që do të nis së shpejti.

Kuqeblutë mendohet se në muajin gusht do të nisin stërvitjen për këtë sezon që do të luajnë në kategorinë inferiore i cili përkon edhe me 100 vjetorin e themelimit të tij.

Në Kategorinë e Parë këtë sezon janë 20 skuadra pjesëmarrëse duke nisur që nga nga ato që kanë impiantet më moderne në vend si Vllaznia dhe Elbasani e deri tek ato skuadra që nuk kanë fushë ku të luajnë ndeshjet si Veleçiku e Vora.

Dy skuadra që shqetësojnë së tepërmi për të ardhmen e tyre janë Vllaznia që ende nuk ka gjetur trajnerin që do t’i drejtojë dhe Elbasani që ka probleme financiare.