Ish Deputeti Eduart Ndocaj do te kandidoje nen siglen e Aleances Demokristiane per Bashkine e Lezhes. Prezantim i tij u be nga Kryetari i kesaj force Politike Zef Bushati, i cili zhvilloi nje takim me mbeshtetesit e Aleances Demokristiane ne Lezhe.

Ne fjalën e tij Bushati tha se Bashkia Lezhe duhet te fitohet nga Demokristianet si e vetmja force politike ne vend qe garanton mbështetje ndaj qytetareve dhe punon për zhvillimin e Lezhës.

Ne te njejten linje ishte edhe Kandidati per kreun e Bashkise Lezhe Eduart Ndocaj, teksa tha se Lezha ka nevoje per ndryshim dhe kete do ta tregoje ne zgjedhjet e 30 qershorit.

Ai tha se vendi po qeveriset nga bandat dhe kriminelet, ndërsa edhe Bashkia Lezhe deri tani është drejtuar nga hajdutet.

Takimi vijoi ne formën e bashkëbisedimit mbi problematikat qe shqetësojnë banoret e Lezhës dhe nevojat për ti dhëne zgjidhje.