Anija “Lissus” e Forcës Detare shqiptare ka marrë pjesë në dy operacione të ndryshme për shpëtimin dhe parandalimin e emigrantëve në detin Egje.

Mbëmjen e djeshme, në orën 21:35 anija shqiptare diktoi një gomone që kishte 39 emigrantë në bord, ku 31 ishin me kombësi palestineze dhe 8 sirian.

Në një operacion të dytë mëngjesin e sotëm në orën 10:25, anija “Lissus” e Forcës Detare shqiptare ka shoqëruar një tjetër gomone me 45 persona në bord, nga të cilet 31 ishin burra, 5 gra dhe 9 fëmijë.

Prej tyre 28 ishin me kombësi afgane, 10 irakenë, 5 sirianë, 1 egjiptian dhe 1 është në proces identifikimi.

Gjithashtu, ekuipazhi shqiptar, i përbërë nga zhytës dhe infermierë dhe i pajisur me gomonen e anijes, ka qëndruar në gatishmëri për evakuimin e personave në rast emergjent.

Anija shqiptare “Lissus” ka mbajtur nën kontroll gomonen, deri në imbarkimin e personave në bord.

Artikulli paraprakKUPA E LIBERTADORES, RIVER PLATE REFUZON MADRIDIN
Artikulli tjetërFRIKA NGA VETTINGU, DORËHIQET ISH-KREU I GJYKATËS SË APELIT