Fondi Monetar Ndërkombëtar ka deklaruar sot se niveli i borxhit po vijon të thellohet në rang global edhe në vendet e pasura, duke iu afruar nivelit të pas Luftës së Dytë Botërore.

“Në nivel mesatar, borxhi publik tejkalon tashmë nivelin e cekur gjatë Depresionit të Madh ( në vitet 1930) duke iu afruar nivelit të pas Luftës së Dytë Botërore”, bëri të ditur FMN-ja në raportin e saj për nivelin e borxhit. “E goditur nga pengesa të vazhdueshme si rënia e çmimit të naftës, vendet eksportuese të naftës e parashtrojnë kryesisht nivelin e borxhit në rritje, një formë kompensimi e humbjes nga zhvlerësimi i çmimit të naftës”, nënvizon raporti i publikuar në prag të asamblesë së pranverës FMN-BB në Washington. Pas vlerësimeve të tij, borxhi i prodhuesve të arit të zi në Magreb dhe në Lindjen e Mesme pritet të regjistrojë deri në 2 000 miliardë dollarë në pesë vitet e ardhshme.

Artikulli paraprakKAMPIONATI I NORVEGJISË, DËSHTON ERKAND QERIMAJ
Artikulli tjetërPËRFUNDON MBLEDHJA E BYROSË SË KUVENDIT: PËRJASHTOHEN 5 DITË NGA KUVENDI, BRAÇE, PALOKA DHE RISTANI, SHPËTON BERISHA