Sot shënohet 19-vjetori i eksodit të shqiptarëve, kur gjatë luftës në Kosovë 1998-1999, rreth një milion shqiptarë u detyruan nga forcat serbe të shpërnguleshin në Shqipëri dhe Maqedoni.

Përveç të shpërngulurve në Shqipëri dhe Maqedoni, mijëra shqiptarë kaluan kufirin edhe me Malin e Zi, ndërsa qindra mijëra ishin zhvendosur nga shtëpitë e tyre për të gjetur strehim në malet e Kosovës.

Eksodi, apo dëbimi shqiptarëve me dhunë nga vatrat e tyre, arriti kulmin pas fillimit të bombardimeve të NATO-s kundër pikave ushtarake dhe policore të ish-Jugosllavisë (Serbisë dhe Malit të Zi).

16 prilli është data kur në Kukës shënohet Dita e Eksodit, si shenjë falënderimi dhe respekti për të gjithë ata që hapen dyert e veta për të pritur vëllezërit e tyre shqiptarë.

Gjatë ditës do të zhvillohen aktivitete të ndryshme, konferenca shkencore, ekspozitë fotografike.

Ndërkohë në këtë ditë të shënuar, Behgjet Pacolli do të shpallet nderi i qarkut dhe Qytetar Nderi i Kukësit.