Partia Socialiste rimerr kontrollin në pesë këshilla të bashkive më të rëndësishme të vend, si në Tiranë, Durrës, Fier, Gjirokastër dhe belesh. Dezertimet masive, të organizuara dhe të pandalshme në radhët e këshilltarëve të Lëvizjes Socialiste për Integrim kanë prodhuar një përmbysje të balancave,

në favor të Partisë Socialiste, në disa prej këshillave bashkiake, të quajtura ndryshe si parlamentet vendore. Përmbysja më e madhe është shënuar fillimisht në këshillin bashkiak të Tiranës, për të vijuar më pas në bashkitë e tjera të mëdha dhe të vogla.

Pas prishjes së koalicionit PS-LSI, pasuar me rikthimin e aleancës mes LSI me PD, Partia Socialiste humbi shumicën në Këshillin Bashkiak të Tiranës, duke mbetur me 30 vota nga 61 në total.

Por, katër dezertime të njëpasnjëshme në radhët e këshilltarëve të LSI, përmbysën balancat në favor të PS, duke e lënë opozitën e bashkuar me 27 vota. Këshilltarët Agim Kraja, Bora Panajoti, Genta Mezini dhe Naim Halili braktisën LSI, duke iu bashkuar PS, në fund të vitit të kaluar.

Kjo lëvizje u pasur me akuza dhe kundërakuza me tyre dhe funksionarëve të LSI.

Përmbysja e dytë e madhe është shënuar në Durrës, çka trazoi kampin e LSI. Në këshillin bashkiak të Durrësit, PD-LSI kishin 29 vota, ndërsa PS dhe aleatët 22 vota.

Në fund të vitit të kaluar, katër këshilltarë të Lëvizja Socialiste për Integrim, Adriana Hatellari, Iris Gruda, Sanije Doda dhe Skënder Korriku bashkuan votat me PS, duke mundësuar edhe kalimin e buxhetit. Edhe ky dezertim prodhoi reagime të forta nga ana e deputetëve të LSI.

Fieri, Belshi dhe Gjirokastra
LSI është tronditur edhe në Fier, ku pas daljes në opozitë, PD dhe LSI kishin shumicën në këshillin bashkiak. Drita Sauli, e cila kryesonte listën fituese të këshilltarëve të LSI në këshillin bashkiak të Fierit, iu bashkuar Partisë Socialiste, duke rikthyer shumicën në krahun e socialistëve.

Me PS u bashkuan edhe këshilltarët e LSI, Natasha Yzeiraj dhe Thoma Tyto. LSI ka marrë një goditje të fortë edhe në Bashkinë e Belshit. Në këtë këshill bashkiak, PD-LSI kontrollonin shumicën, duke pasur 11 nga 21 vota në total. Por, kalimi i dy këshilltarëve të LSI në krahun e PS, i dha shumicën kësaj të fundit.

Balancat janë përmbysur edhe në këshillin bashkiak të Gjirokastrës. Në këtë këshill, PD dhe LSI kishin shumicën prej 16 votash nga 31 vota në total. Këshilltari i LSI Adrian Hyska dhe këshilltari i Partisë Republikane Arben Rexhaj iu bushakun Partisë Socialiste, duke kaluar shumicën në krahun e PS.

Me PS kaloi edhe Selaudin Mosho, këshilltar i Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, por vota e tij ishte konsideruar si pro PS.

Korçë dhe Kurbin
Në Këshillin Bashkiak të Korçës, Partia Socialiste kishte shumicën vetëm për një votë, 21 vota nga 41 gjithsej. Me dezertimin e dy këshilltarëve të LSI, Marilena Dervishi dhe Shkëlqim Larti, PS thellon diferencën në raport me dy partitë e mëdha në opozitë.

Gjithashtu, eksodi në LSI kanë konsoliduar më tej shumicën e Partisë Socialiste në këshillin bashkiak të Vlorës dhe Devollit. Nga ana tjetër, lëvizja e katër këshilltarëve në drejtim të PS në Shkodër, nuk i kanë ndryshuar balancat në favor të PD dhe LSI në këtë këshill.

Si lëvizja e këshilltarëve të LSI ndikon në shumicën e këshillave bashkiake

Këshilli Bashkiak Tiranë, sot PS 7 plus

4 këshilltarë kaluan me PS

Ishte: PS me aleatët 30 vota, PD-LSI me aleatët 31 vota

Bëhet: PS me aleatët 34 vota, PD-LSI me aleatët 27 vota

Këshilltarët e LSI që iu bashkuan PS

Agim Kraja, në krye të listës fituese të këshilltarëve të LSI

Bora Panajoti, e renditur e treta nga 13 këshilltarë të LSI

Genta Mezini, e 11 në listë

Naim Halili, i 13 në listë

Këshilli Bashkiak Durrës, sot PS 1 plus

4 këshilltarë kaluan me PS

Ishte: PS me aleatët 22 vota, PD-LSI me aleatët 29 vota

Bëhet: PS me aleatët 26 vota, PD-LSI me aleatët 25 vota

Këshilltarët e LSI që iu bashkuan PS

Adriana Hatellari, në krye të listës fituese të këshilltarëve të LSI

Iris Gruda, e teta në listë

Sanije Doda, e 11 në listë

Skënder Korriku, i 12 në listë

Këshilli Bashkiak Fier, sot PS 5 plus

3 këshilltarë kaluan me PS

Ishte: PS me aleatët 20 vota, PD-LSI me aleatët 21 vota

Bëhet: PS me aleatët 23 vota, PD-LSI me aleatët 18 vota

Këshilltarët e LSI që iu bashkuan PS

Drita Sauli, në krye të listës fituese të këshilltarëve të LSI

Natasha Yzeiraj, e renditur e shata nga nëntë këshilltarë të LSI

Thoma Tyto, i renditur i fundit në listën e këshilltarëve të LSI

Këshilli Bashkiak Belsh, sot PS 5 plus

3 këshilltarë kaluan me PS

Ishte: PS me aleatët 10 vota, PD-LSI me aleatët 11 vota

Bëhet: PS me aleatët 13 vota, PD-LSI me aleatët 8 vota

Këshilltarët e LSI që iu bashkuan PS

Besmira Xhaferri, në krye të listës së këshilltarëve të LSI

Ramadan Elezi, i renditur i katërti në listën e këshilltarëve të LSI, nga katër gjithsej

Ruzhdi Fejzullahu, Partia Balli Kombëtar Demokrat

Këshilli Bashkiak Gjirokastër, sot PS 3 plus

3 këshilltarë kaluan me PS

Ishte: PS me aleatët 15 vota, PD-LSI me aleatët 16 vota,

Bëhet: PS me aleatët 17 vota, PD-LSI me aleatët 14 vota

Këshilltarët e LSI që iu bashkuan PS

Adrian Hyska, kryesues i listës së këshilltarëve të LSI

Arben Rexhaj, Partia Republikane

Këshilli Bashkiak Korçë, nuk ndryshon

3 këshilltarë kaluan me PS

Ishte: PS me aleatët 21 vota, PD-LSI me aleatët 20 vota

Bëhet: PS me aleatët 23 vota, PD-LSI me aleatët 18 vota

Këshilltarët e LSI që iu bashkuan PS

Marilena Dervishi, e renditur e treta nga tetë këshilltarë të LSI

Shkëlqim Larti, i renditur i gjashti

Këshilli Bashkiak Kurbin, nuk ndryshon

3 këshilltarë kaluan me PS

Ishte: PS me aleatët 17 vota, PD-LSI me aleatët 13 vota, 1 mandat Partia Shqiptare Atdheu.

Bëhet: PS me aleatët 20 vota, PD-LSI me aleatët 10 vota

Këshilltarët e LSI dhe PD që iu bashkuan PS

Drane Halilaj, e treta në listën e LSI

Vlash Piroli, i gjashti në listë

Zana Hoti, Partia Demokratike

Këshilli Bashkiak Vlorë, nuk ndryshon

3 këshilltarë kaluan me PS

Ishte: PS me aleatët 25 vota, PD-LSI me aleatët 16 vota

Bëhet: PS me aleatët 28 vota, PD-LSI me aleatët 13 vota

Këshilltarët e LSI dhe PD që iu bashkuan PS

Artimida Luci, në krye të listës së këshilltarëve të LSI

Bashkim Begaj, i dyti në listë

Romana Jaho, e pesta në listë

Këshilli Bashkiak Devoll, nuk ndryshon

4 këshilltarë kaluan me PS

Ishte: PS me aleatët 12 vota, PD-LSI me aleatët 9 vota,

Bëhet: PS me aleatët 16 vota, PD-LSI me aleatët 5 vota

Këshilltarët e LSI që iu bashkuan PS

Albert Lilo, kryesues i listës së këshilltarëve të LSI

Perlat Xhaçi, Partia Demokracia Sociale

Aldo Shpuza, Partia Demokracia e Re Evropiane

Enver Manoku, Partia Socialpunëtore Shqiptare

Këshilli Bashkiak Shkodër, PD-LSI 3 plus

4 këshilltarë kaluan me PS

Ishte: PS me aleatët 15 vota, PD-LSI me aleatët 36 vota

Bëhet: PS me aleatët 19 vota, PD-LSI me aleatët 32 vota

Këshilltarët e LSI që iu bashkuan PS

Elton Radovani, në krye të listës së këshilltarëve të LSI

Mirjan Bletaj, i pesti në listë

Roza Dedvukaj, e shtata në listë

Sokol Jubica, i teti në listë