Edhe pse shqetësimit të ngritur disa here nga media, liqeni I Shkodrës vazhdon të mbetet në kushte emergjente për sa i perket nivelit të ndotjes.

Për kreun e shoqatës së menaxhim peshkimit Ali Harusha ky aset i cmuar është lënë në harresë duke i shkaktuar një dëm në zhvillimin e zonës por dhe turizmit.

Ai shprehet i revoltuar ndaj institucioneve dhe njerëzve përgjegjës të cilët me sa duket jo pa qëllim po e lënë pas dore këtë pasuri kombëtare.

Për peshkatërët Harusha thotë se ndjen keqardhje sepse nuk arrijnë që të sigurojnë bukën e gojës.

Harusha ka një ide se si mund të rivitalizohet liqeni i Shkodrës, pika të cilat janë në programin e organizatës së menaxhim peshkimit por që nuk zbatohen.

Më tej Harusha nuk kursen denoncimet për gjueti të paligjshme dhe abuzimet që bëhën nga vetë njerëzit përgjegjës.

Mjedisi i ndotur dhe e gjithë gjendja mjerane që është krijuar reflektohet terësisht te pushuesit shkodranë të cilët tashme këtë bukuri natyrore e shohin si një kënetë të harruar e cila po zgjerohet dita dites.

Megjithëse janë dhënë milona euro ndër vite nga donator të ndryshëm për Liqenin e Shkodrës , serish sot Liqeni më i Madh në Ballkan duket se po kalon ditët më të vështira .