Qeveria shqiptare ka pranuar se përdorimi i drogave nga të rinjtë është në rritje. Për këtë arsye qeveria në bashkëpunim me ambasadën amerikane në Shqipëri kanë sjellë në vendin tonë organizatën ndërkombëtare CADCA

e cila merret me ngritjen e koalicioneve për parandalimin e përdorimit të drogave tek të rinjtë. Eksperti amerik i anti-drogës Eric Siervo, njëkohësh zëvendëspresident i CADCA zhvilloi takimin e radhës në Shkodër.

“Sigurisht që kemi takuar zyrtar të lartë të qeverisë shqiptare në ministrinë e brendshme, të arsimit, zyrtar të lartë të shëndetit publik dhe përfaqësues të tjerë të qeverisë dhe në gjithë këto takime tona ata e kanë mbështetur këtë ide apo këtë nevojë dhe ata kanë thënë PO.

Është e vërtetë se ka një përceptim dhe se është në rritje përdorimi i drogave . Vetëm në sajë të këtyre kontakteve kemi qenë në gjendje të identifikojmë ato komunitete më të përshtatshme ku ne të fillonim të zbatonim projektet pilot”.

Eksperti i antidrogës shprehet se në Shqipëri nuk ka të dhëna të sakta për përdoruesit e drogës dhe nuk dihet se cili është problemi real ndaj ngritja e koalicioneve komunitare do të sjellë një ndryshim duke marrë të dhënat reale.

“Çelësi i suksesit është parandalimi i përdorimit të drogës nga të rinjtë, duhet t’i parandalojmë brezat e ardhshëm por edhe ata të sotshëm në përdorimin e drogës. Kjo kërkesë që ne të jemi në Shqipëri ka ardhur edhe nga Ambasada Amerikane por edhe nga vetë shteti shqiptar.

Arsyeja se pse jemi nis që nga ajo e para fare që është se këtu nuk ka të dhëna të besueshme apo të sakta në nivel kombëtar se cili është problemi, cilat drogat, cili është niveli i përdorimit dhe ne e kemi këtë përvojë për të ngritur këto koalicione për të sjellë ndryshimin e kërkuar.

Një pjesë e punës së koalicionit do të jetë që edhe vetë banorët të kthehen në një farë shkenctari social që edhe ata vetë të mbledhin informacion dhe të vëzhgojnë se cilat janë ato

droga më problematike që përdoren sepse nuk mund ta bësh me hamendësim se shqetësim është shembull kokaina. Duhet të kesh të dhënat dhe më pas të di se si dhe ku të ndërhysh”.

Numri dy i organizatës ndërkombëtare CADCA tregon edhe qëllimin dhe mënyrat më mira për të arritur ndryshimin social në parandalimin e përdoruesve të drogës.

“Qëllimi i takimi është për të grumbulluar në një vend përfaqësues të ndryshëm të komunitetit,

drejtues apo palë të interesuara për të arritur një bashkëpunim dhe për të parandaluar rininë në në përdorimin e drogës, duke parë këto komunitete lokale si zgjidhja më e mirë për t’i trajtuar në nivelin lokal.

Duam të bashkojmë në një koalicion përfaqësues të komunitetit duke nisur nga qeveria vendore, institucione, organizata,

banorë në mënyrë që ata të mblidhen dhe ata të identifikojnë vetë problemet e tyre për të cilat janë mënyrat më të mira për të arritur ndryshimin social në komunitetin e tyre”.

Ngritja e koalicionit në Shkodër nga CADCA do të bëhet në bashkëpunim me organizatën YËCA ndërsa puna sapo ka filluar. Edhe Shkodra mendohet si një qark me probleme dhe përdoues të shumtë të drogave të ndryshme kryesisht tek të rinjtë.