Dy persona, burrë e grua, kanë mbetur të plagosur mëngjesin e sotëm si pasojë e një shpërthimi në derën e banesës së tyre.

Policia bën të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:22 në zonën e Mëzezit

Dy shtetasit L. S., dhe L. S., bashkëshortë kanë qenë duke dalë për në oborrin e shtëpisë dhe në momentin që kanë hapur derën e shtëpisë ka ndodhur një shpërthim, ku si pasojë e shpërthimit kanë mbetur të dëmtuar të dy.

Të plagosurit janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Artikulli paraprakVËLLAI I XHAFAJT PADIT 3 ZYRTARËT E PD PAS PËRGJIMIT: E SAJUAN, NUK ËSHTË ZËRI IM
Artikulli tjetërKENI APLIKUAR PËR LOTARINË AMERIKANE? PASDITEN E SOTME SHIKONI NËSE KENI FITUAR