Në mjedisin e Muzeut Historik Kombëtar “Ekspo Art Tirana”, hapi siparin në edicionin e saj të tretë.

Pjesmarrës 24 artistë të arteve pamore, me punime në teknika të ndryshme, si natyra të qeta, peizashe, kompozime e vizatime. Ekspozita hapet me tre punë që mbajnë emocione të mëdha si në rekujem për kohën dhe artitët, që jetuan dhe krijuan nën trusninë e diktaturës.

Vjen si një mirënjohje e madhe dhe e thellë, që organizatorët kanë menduar për një personalitet të vecantë të Historisë së Artit Pamor Shqiptar. I fuar, piktori i madh Edison Gjergo, artisti rebel, një nga shpirtrat më të ndjerë të artit shqiptar.

Piktor i talentuar, njohës i shkëlqyer i muzikës, pikturonte duke dëgjuar Bethovenin, Mozartin, tokatat e Bahut…Ai nuk jeton, por arti e ka këtë aftësi, që e risjell hirin e artistit edhe kur ai nuk është.

Vepra e Edisonit nuk është thjesht një homazh, por më shumë një kujtesë, që organizatorët duan të rikujtojnë: – në ndeshjen me diktaturën apo pushtetin, artisti mund të thyhet, tjetërsohet, dhunohet e burgoset, si artisti në fjalë, por në fund është vepra e tij, që ngadhnjen.

Diktatura një ditë ikën. Arti dhe artisti jetojnë përjetësisht. Ekspozita Ekspo Art vjen e freskët dhe shpërfaq vlera në individualitete të vecantë, që kanë vite, që e kanë shprehur personalitetin e tyre, në stile, forma apo ide pasqyruese.

Edhe pse një pjesë e tyre vijnë nga emigracioni, ku jetojnë si Greqi, Gjermani apo Hollandë, kanë një të përbashkët, qenien dhe psikologjinë shqiptare, e cila ndihet në njollat koloristike, linjat vizatimore, profilet e plastikën vëllimore. Janë rrënjët e mëmëdheut, që i bëjnë këta artistë të jetojnë e rijetojnë vendin e tyre.

Artikulli paraprakU SULMUA NGA PROTESTUESIT, STERKAJ THIRRJE LLESHAJT, I DREJTOHET ASHPËR PETRIT VASILIT
Artikulli tjetërSOT VIJNË NË TIRANË 7 EURODEPUTETË, NË AXHENDË KRIZA POLITIKE