Fotografitë që dëshmojnë historinë, kulturën dhe traditën në shumë fusha të para viteve ’90 kanë ardhur në ekspozitën e tretë të kujtesës kolektive e quajtur “Shkodra, familja, kulura, historia ime” e zhvilluar nga organizata për planifikim të qëndrueshëm urban GO2. Studiuesi i fotografisë Qerim Vrioni shprehet se këto foto historike që vijnë nga familjet shkodrane ndihmojnë në shkrimin e historisë dhe kanë vërtetësinë e madhe të faktit të paluajtur

Ekspozita e organizuar nga GO2 me fotografitë e familjeve shkodrane të shkrepura para viteve ’90 është një nisëm me shumë vlera shprehet studiuesi Vrioni që duhet ta bëjnë edhe qytetet e tjera të Shqipërisë

Ekspozita e parë me fotografitë e para viteve ’90 të familjeve shkodrane u hap në vitin 2016, e dyta në 2018-ën dhe e treta vjen këtë vit në shtëpinë muze të Pashko Vasës duke sjellë bashkë me fotografitë historitë e familjeve shkodrane por edhe qytetit në tërësi.