Ekspozita me fotografi nga albanologu Robert Pichler udhëtoi nëpër Shqipëri dhe të fundit ndalim e ka në Muzeun Historik Kombëtar.

Një koleksion me kujtime nga Shqipëria e viteve te tranzicionit dhe shume imazhe nga ritualet mortore në veri të Shqipërisë, e bëjnë këtë ekspozitë unike në llojin e saj.

Ai ka ekspozuar fotografi të bëra në fillimin e viteve në ‘90 kohë kur sapo ishte përmbysur regjimi komunist dhe tranzicioni reflektonte një kaos social gjithandej.

Ai e vizitoi Shqipërinë për herë të parë në vitin 1989 kur ishte ende student. “Shumë shenja janë të lidhura me kohën e komunizmit, veshja por edhe mentaliteti.

Situata ekonomike ka qenë një katastrofë por nga ana tjetër njerëzit ishin shumë kureshtarë.

Unë kam marrë pjesë në një pajtim gjaku, ky ka qenë një ritual për mua shumë i veçantë”, ka thënë Robert Pichler.

Në Gjirokastër ekspozita përcolli surpriza dhe emocione të veçanta pasi shumë vizitor panë të afërmit e tyre në foto që tashmë nuk jetojnë.