Vendvarrimet e 6 mijë të ekzekutuarve pa gjyq në periudhën komuniste vazhdojnë të mbeten të paditura.

Përmes një ekspozite të veçantë Autoriteti i Dosjeve ka kërkuar të sensibilizojë autoritetet për zbulimin e tyre.

“E di se trupat nuk u ktheheshin familjeve për të mos u kthyer në pelegrinazh të nderimit.Është akoma një krim ia pashlyer.

Për kreun e Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, është e nevojshme hapja e dosjeve.
“Duhet të hapen arkivat të gjithë, nuk ka person të zhdukur. Ka mungesë vullneti për të bashkëpunuar për ti gjetur këta persona”.

Hamza Kazazi prej vitesh është në kërkim të eshtrave të 7 anëtarëve të familjes së tij.
“Kërkoj të varros babain tim. I drejtohem shtetit shqiptar, presidentit, kryeministrit”.
Në ekspozitë u paraqitën shifra dhe të dhënat mbi viktimat e periudhës së diktaturës.
Ndër dokumentet e shfaqura veçohet ai i kampit të Tepelenës ku mendohet se kanë humbur jetën 300 fëmijë.

Në ceremoni, përfaqësuesit e të dënuarve politik, duke përfituar edhe nga pjesëmarrja e kryeprokurorit të ri Olsian Çela, kërkuan më shumë bashkëpunim për hetimin e ngjarjeve.

Artikulli paraprakARRESTOHEN 20 PERSONA NË DANIMARKË, DYSHOHEN PËR PLANIFIKIMIN E SULMEVE TERRORISTE
Artikulli tjetërSHËNDETI – 11.12.2019