Në Bibliotekën Kombëtare është zhvilluar një ekspozitë “Musine Kokalari, vetëdija e shkrimit dhe qëndresës”, ekspozitë e cila zhvillohet me rastin e 100 vjetorit të lindjes së shkrimtares që ndërroi jetë në burgjet komuniste.

Kryeministri Edi Rama tha se ndihej krenar se me historinë e Musine Kokalarit, fillon një kapitull i ri në raport me të shkuarën komuniste të vendit. Duke rikujtuar se dosja e Musine Kokalarit do të jetë e para që do të hapet, kryeministri tha se ligji do të krijojë mundësi për njohjen e të gjithë personazheve që shpesh janë shfaqur me dy gishta lart.

Rama: Dosja e Musine Kokalarit do të jetë e para që do të hapi një histori të re që do të hedhë dritë mbi faktet tragjike të së shkuarës, të shqyrtimit të të gjithë dokumenteve dhe të njohjes me të gjithë personazhet që deri më sot i kanë ikur dritës së të shkuarës dhe shumë shpesh na janë shfaqur me dy gishtat lart përballë prozhetorëve të të sotmes. Rama tha se ligji i ri i miratuar nga Parlamenti u jep mundësi institucioneve shtetërore që të njohin marrëdhënien e personelit të tyre me të shkuarën komuniste. Kryeministri tha se në 25 vite, kjo e shkuar është përdorur si makth dhe hipokrizi nga ata që pretendonin se përfaqësonin ish-të dënuarit.

Artikulli paraprakSEKUESTROHEN DY TON DROGË NË LEZHË DHE TEPELENË
Artikulli tjetërBABË E BIR MASAKROJNË ME THIKA 51-VJEÇARIN