Interpol Tirana me anë të një deklarate për mediat shprehet se janë ekstraduar drejt Italisë, 9 persona, që janë arrestuar në Shqipëri për vepra të ndrshme penale, ndërsa akuzoheshin nga Prokuroritë e rretheve të ndryshme në Itali.

Sic bëhet me dije në njoftim, të ekstraduarit janë nga mosha 27 deri 72 vjec dhe janë prangosur gjatë këtij viti në Shqipëri, pas akuzave të Prokurorive italiane.

Njoftimi i policisë:

Interpol Tirana

Vazhdon me sukses dhe rezultate të shkëlqyera puna në grup midis Policisë së Shtetit dhe Zyrës së Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Policisë Italiane (Criminalpol).

Si rezultat i këtij bashkëpunimi, nga Interpol Tirana, në bashkëpunim me Zyrën e Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Policisë Italiane (SCIP), gjatë ditës së sotme u ekstraduan drejt Italisë 9 persona të kërkuar që janë arrestuar në Shqipëri në periudha të ndryshme në harkun kohor të një viti.

Të ekstraduarit janë shtetas shqiptar nga mosha 27 deri 72 vjeç, të cilët ishin fshehur në Shqipëri për t’iu shmangur urdhër-arresteve ndërkombëtare të lëshuara nga Prokuroritë e Barit, Bergamos, Chietit, Firences, Aquilës, Milanos dhe Napolit.

Personat që u ekstraduan janë kapur nga Policia e Shtetit dhe janë të përfshirë në vepra kriminale si shkelje e ligjit për narkotikët, vjedhje, grabitje, pastrimi i produkteve të veprës penale dhe organizatë kriminale me qëllim trafikun e lëndëve narkotike.

Artikulli paraprakVLLAZNIA, LARGOHET GLIGOROV, EKIPI PRET PËRFORCIME
Artikulli tjetërFIRMOSET MARRËVESHJA PËR THUMANËN. ELVIS NACI: SHTËPITË DO T’I NDËRTOJMË VETË