E kthejnë nga Anglia, si hajdut të energjisë elektrike. Kjo i ka ndodhur një 42-vjeçari shqiptar, i ekstraduar nga Londra.

Sipas burimeve të komisariatit të Kufirit dhe Migracionit, Rinas, mësohet se u ekstradua nga Anglia prej ZQK Interpol Tirana, shtetasi në kërkim ndërkombëtar A. S., vjeç 42, banues në Tiranë, sepse Gjykata e Apelit Tiranë, e ka dënuar me 8 muaj burg për veprën penale “Vjedhja e energjisë elektrike dhe impulseve telefonike”.

Komisariati i Kufirit dhe Migracionit Rinas
Më datë 13. 11. 2018, në hyrje, u ekstradua nga Anglia prej ZQK Interpol Tirana, shtetasi në kërkim ndërkombëtar A. S., vjeç 42, banues në Tiranë, sepse Gjykata e Apelit Tiranë, e ka dënuar me 8 muaj burg për veprën penale “Vjedhja e energjisë elektrike dhe impulseve telefonike”. Neni 137/1 i Kodit Penal.

Artikulli paraprakLUANTE TE SHTËPIA E GJYSHIT, BIE NGA 1.5 M LARTËSI FËMIJA 4-VJEÇAR
Artikulli tjetërMASHTRUESI KOMPJUTERIK ITALIAN PROBLEME ME DREJTËSINË SHQIPTARE