Policia metropolitane e Londrës ka kërkuar ndihmën e medias shqiptare në identifikimin e katër personave për ti pyetur në lidhje me vrasjen e shqiptarit Grineo Daka.

Emigranti shqiptaru ekzekutua me armë në 7 Qershor rreth orës 03:00 në bilardon e quajtur “Phoenix Snooker Club” në rrugën Lea Bridge Road, E10.

Detektivi Mark Wrigley, që po udhëheq hetimit thotë se në mënyrë urgjente duam të identifikojmë këta persona në fotot e publikuara sot pasi ata mund të ketë informacione të rëndësishme në lidhje me vrasjen e Grineo Daka.

Në lidhje me këtë vrasje janë ngritur akuza për një 29 vjeçar. Ai është Liridon Saliuka.
Një tjetër 26 vjeçar pasi u mor në pyetje u la i lirë.

Ndërsa një tjetër 33 vjeçar i arrestuar në aeroportin Heathrow, si i dyshuar në vrasje u la i lirë dhe hetimi ndaj tij vijon.

Si pjesë e këtij hetimi u arrestua një 34 vjeçar dhe një vajzë 27 vjeçe të cilët dyshohet se ndihmuan ekzekutorët por janë lënë të lirë pasi ndaj tyre vijojnë hetimet.
.