Një shqiptar është ekzekutuar në Gjermani.Ai u vra rrugës për tek familja e tij.Ngjarja e rëndë ka ndodhur në pragun e shtëpisë së viktimës.

Blendi G/, 47 vjeç, punonte si roje në dyqanin e Boss në Berlin. Ai po kthehej në shtëpi pas një feste. 200 metra pa mbërritur tek familja, një person me pulovër të bardhë i del përpara dhe e qëllon për vdekje.

Autori i krimit qëllon edhe mbi veten duke humbur edhe ai jetën.
Një dëshmitar tha se tentoi që të ndihmonte Blendin, por ishte e pamundur. ‘Ai mori dy-tre herë frymë dhe ndërroi jetë’. Policia beson se edhe autori i krimit ishte shqiptar.

Blendi G., jetonte prej vitesh në Gjermani. Nuk dihen arsyet e krimit të rëndë.
Policia tha se po merr në pyetje disa dëshmitarë.

Blendi la pas gruan dhe dy fëmijë, vajzën 6 vjeç dhe djalin 14 vjeç.
Një mik i tij tha se Blendi ishte njeri familjar dhe nuk dilte shumë dhe as nuk shoqërohej me shqiptarë.

‘Nuk mund ta kuptoj pse duhej të vdiste,’ tha ai.
Sipas policisë, autor i krimit është një tjetër shqiptar, rreth 60 vjeç.

Nga ato që bën publike Bild, shqiptari fillimisht është qëlluar me plumb në kokë dhe më pas edhe në trup.Nuk dihen arsyet e këtij krimi të rëndë të ndodhur në Berlin.