Në konferencën për shtyp me gazetarët përpara ndeshjes me Hapoel Ber Shevës trajneri i Laçit Cungu u shpreh se në përgjithësi situata është e mirë te ekipi i Laçit.

Sipas tij te ekipi ka shqetësime të vogla fizike te ndonjë individi i caktuar për shkak të ndeshjeve dhe intensitetit të tyre gjatë kësaj kohe duke patur parasysh lojtarët të cilët kanë marrë pjesë edhe te Shpresat.

Megjithatë pjesa dërmuese është e shëndoshë për sa i përket gjendjes fizike dhe stërvitshmërisë. Kundërshtari meriton shumë kujdes si ekip cilësor dhe shumë serioz.

Laçi është stërvitur mirë dhe nëse i bëjmë si duhet detyrat e shtëpisë kam shumë besim te ekipi dhe prandaj besojmë edhe te kualifikimi.