Përpos dëshirës së mirë për të triumfuar ose pozicionimit tek tre vendet e para, mediat e huaja e rendisin Elhaida Danin ndër pesë më të mirat në Eurovizion. “Dielli ka vdekur por Elhaida Dani është prapë gjallë!”.

Me këtë citim e ka hapur shkrimin blogu i njohur “WiWiBloog”, ku tregon se këngëtarja shqiptare ka arritur një sukses të madh në videon e saj të fundit “I’m Alive”, kënga përfaqësuese në Eurovizion. Videoklipi në fjalë është cilësuar nga ky site si një ndër më të realizuarat dhe shanset janë shumë të mira. Sipas “WiWiBloog”, këngëtarja është votuar nga audienca e Eurovizion, duke e futur në pesëshen më të mirë të këtij kompeticioni.