Elsedita Selaj boksierja shkodrane e para në Shqipëri që e praktikon këtë sport edhe pse ka pak kohë që po ushtrohet prej rreth një viti ka arrititur që të shpallet nënkampione e Europës.

Tashmë ajo po përgatitet për të marrë pjesë për në Kampionatin Botëror të boksit për ferma i cili do të zhvillohet në muajin gusht. Trajneri i saj Jetmir Kuçi tregon sa i përket përgatitjeve të cilat i kanë nisur tashmë prej dy muajsh.

Më tej Kuçi vijon duke u shprehur se mbështetja e marrë nga bashkia Shkodër është inekzistente edhe pse kemi të bëjmë me një sportiste e cila është nënkampione e Europës.

Për vetë Elseditën fokusi kryesor është vetëm përgatitja maksimale me tre seanca stërvitore në ditë.

Ajo synon që në këtë kampionat botëror të realizojë paraqitje të mirë.

Pavarësisht se mbështetja kundrejt tyre mungon Jetmir Kuçi vijon të trajnojë boksieren Selaj me intensitet të plotë duke synuar që arritjet e tyre në aktivitetet e ndryshme që do të marrin pjesë në vijim të jenë te suksesshme.

Artikulli paraprakISHMPU: KONTROLLE PËR NDOTJEN AKUSTIKE DHE MJEDISIN
Artikulli tjetërVELIPOJË , VROJTUESIT SHPËTOJNË DY VAJZA NGA MBYTJA