Situata në territorin e Bashkisë së Shkodrës paraqitet jo problematike. Më në detaje ju informojmë si më poshtë:

I. Në qytetin e Shkodrës: Situata paraqitet normale. Nuk kemi probleme përsa i përket furnizimit me ujë të pijshëm me përjashtim të disa ndërprerjeve të herëpashershme. Nuk ka probleme me kullimin e rrugëve në qytet dhe rreth qytetit. Ka shkëputje të herëpashershme të energjisë elektrike në disa lagje të qytetit.

II. Në njësinë administrative Rrethina: Situata paraqitet normale. Ka ndërprerje të herëpashershme në disa fshatra të energjisë elektrike. Prurjet e lumit Kir janë në rënie. Shkollat, kopshtet, çerdhet funksionojnë normalisht. Qendrat shëndetësore janë të hapura dhe funksiononjë normalisht.

III. Në njësinë administrative Shosh: Në njësinë administrative Shosh nuk ka furnizim me energji elektrike . Vazhdon problematika në HC e Ndërlysës. Ka pasur rënie dëbore në sasinë rreth 20-30cm. Prej katër ditësh po punohet për sistemimin për heqjen e dhenrave dhe ineteve nga rrështitjet dhe për pastrimin e rrugës nga dëbora në në segmentin Plavra-Kir-Mali Shoshit. Deri në darke rruga dom të bëhet e kalueshme për mjetet në të gjithë rrugën Prekal-Kir-Mali i Shoshit-Breg Lumi. Mësimi zhvillohet në shkollën Ndreaj, ndërsa në Palaj e Nicaj nuk mund të frekuentohet si pasojë ë rritjes së përrenjve dhe dëmtimit të urave të këmbësorëve.

IIII. Në njësinë administrative Pult: Në te gjithë fshatrat e njësisë administrative Pult nuk ka furnizim me energji elektrike. Ka pasur rënie dëbore sipër fshatit Kir . Nuk zhvillohet mësim për arsye të prishjes së urave në shkollën e fshatrave Kir dhe Pog Firma kontraktore vazhdon punën me dy fadroma për normalizimin e situatës në rrugë në vendin e quajtur Plavra-Kir-Mali Shoshit.

V. Në Njësine administrative Shalë: Në Nj.Ad Shalë ka mungesë të vazhdueshme të energjisë elektrike. Vazhdon problematika e mosfunksionimit të HC të Ndërlysës. Rruga vazhdon të paraqitet problematike për të lëvizur. Ka pasur rënie dëbore.fadromat që po punojnë në rrugën e dukagjinit do të vazhdojnë punën nga Bregu i Lumit në fshatin Theth për krijimin e aksesit përmes kësaj rruge të banorëve në fshatin Theth.

VI. Në njësinë administrative Bërdicë: Në njësinë administrative Bërdicë situate paraqitet normale. Ka shkëputje të herëpashershme të energjisë elektrike. Në fshatin Trush, si pasojë e dëmtimeve të kanaleve kulluese nga ndërtimi i rrugës Shkodër –Velipojë, ka prezencë uji në tokat dhe oborret e tetë shtëpive të banimit.

VII. Në njësinë administrative Guri i Zi: Në Nj.Ad.Gur I Zi situata është përmirësuar dhe nuk paraqiten probleme. Nuk ka probleme të energjisë elektrike. Ka dëmtime të çatisë në Gjimnazin e Gurit të Zi .

VIII. Në njësinë administrative Postribë: Në të gjitha fshatrat e njësisë administrative Postribë situata është normalizuar. Energjia elektrike paraqitet pa probleme. Qendrat shëndetësore janë në funksion dhe nuk ka probleme. Prurjet e Lumit Kir kanë pësuar rënie .

IX. Në njësinë administrative Dajç: Në Nj. Ad. Dajç furnizimi me energji elektrike është normalizuar, por ka shkëputje të herëpashershme. Situata paraqitet e qetë.

X. Në njësinë administrative Velipojë: Në Njësinë administrative Velipojë, situata paraqitet normale. Të dy hidrovoret janë në punë. Ujësjellësi punon normalisht. Nuk ka probleme me energjinë elektrike.

XI. Në njësinë administrative Ana e Malit: Në Nj.Ad Ana Malit situata paraqitet e normalizuar. Ka ndërprerje të herëpashershme të energjisë elektrike. Niveli i ujit në tokat e përmbytura ka pësuar rënie dhe situata po i kthehet normalitetit. Bashkia Shkodër po vlerëson nevojat për veshmbathje dhe ushqime për familjet më në rrisk dhe të varfëra dhe ndërkohë po asiston ato që kanë kërkuar ndihmë.

Kështu kemi mbështetur me veshmbathje, ushqime, medikamente rreth 50 familje. Ndërkohë, pas vlerësimit të familjeve më në rrisk, do të vijojmë me mbështetjen sipas nevojës në vazhdimësi..