Situata nga reshjet e shiut të ditëve të fundit dhe erërat është përballuar dhe po menaxhohet nga strukturat përkatëse shprehet drejtori i përgjithshëm i emergjencave civile Haki Çako.

Drejtori Çako pranon se gërryerja e lumenjve është një problem serioz për të cilin institucionet po punojnë për ndëshkimin e individëve që shkaktojnë këto dëme në lumenj.

Një apel drejtori Çako ka edhe për bashkitë që të parashikojnë deri në 4% të buxhetit të tyre për emergjencat civile duke përmendur edhe bashkinë Shkodër e cila kërkohët që të prioritizojë problemet e emergjencave civile. Kryetarja e bashkisë Shkodër Voltana Ademi iu përgjigj duke thënë se bashkia Shkodër ka vënë në dispozicion deri në 5% për emergjencat.

Në muajt e vjeshtës por edhe sezonin e dimrit reshjet e shiut ashtu si çdo vit mund të sjellin problem në qarkun Shkodër, kryesisht zonat malore ndaj kërkohet një angazhim maksimal nga të gjithë që dëmet dhe problematikat të jenë minimale.