Është emëruar sot drejtori i ri i Tatimeve. Kryeministri Edi Rama ka vendosur t’i besojë këtë institucion një gruaje.

Bëhet fjalë për Delina Ibrahimajn, e cila do të drejtojë nga sot Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve.

Ibrahimaj mbante postin e drejtoreshës së INSTAT, ndërsa nga sot ajo do të zëvendësojë Enton Duron te Tatimet, i cili u shkarkua pak ditë më parë, vetëm tre muaj pas marrjes së detyrës, pasi sipas kryeministrit, kishte arritur rezultate të ulëta.

Artikulli paraprakRAMA: DETYRAT JANË BËRË, NUK KA NEVOJË PËR NDRYSHIME NË QEVERI
Artikulli tjetërRAMA: PO KTHEHET FENOMENI I KORRUPSIONIT, KUSH MBAN PËRGJEGJËSI PËR 15 MIJË KASAT JORAPORTUESE NË BIZNESE?