Numri i fëmijeve që mësojnë në ciklin 9- vjecar po pëson ulje të frikshme nga viti në vit, si pasojë e rënies së numrit të lindjeve dhe emigracionit ende të lartë, që po përjeton popullsia e vendit.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Arsimit pritet që këtë vit shkollor të ndjekin arsimin 9-vjecar rreth 296 mijë nxënës, ose rreth 23 mijë më pak se vitin e kaluar, me rënie prej 7.1%.

Dy vitet e fundit rënia në ciklin nëntëvjecar ka qenë më e thella që nga viti 1991. Për vitet 2016-2017 dhe 2017-2018 në këtë cikël ishin 46 mijë fëmijë më pak.

Por duke krahasuar numrin e fëmijëve me vitet e para të tranzionit kemi një përgjysmimn të tyre në harkun e 28 viteve. Në krahasim me vitin 1990-1991, numri i nxënësve në arsimin 9 vjecar është 46.7 për qind më i ulët, ose rreth 260 mijë nxënës më pak.

Nga rreth 557 mijë nxënës që ishin të regjistruar në ciklin e 8- vjecarës në vitin 1991, sipas INSTAT, këtë vit nisin shkollën vetëm 296 mijë fëmijë.

Numri i tyre do të ishte edhe më i ulët për shkak se baza e krahasimit më 2019 përfshin 9 vite nga 8 vite në 1992.

Gjithashtu numri i mësuesve në ciklin e ulët ka rënë, por me ritme me të ulta se numri i nxënësve. Nga viti 1990 në arsimin 8-vjecar ishin të angazhuar 28.7 mijë mësues, në vitin e 2018 numri i tyre ishte rreth 23.5 mijë me një reduktim prej rreth 3200.

Ulja e numrit të nxënësve ka sjellë dhe një rënie të raportit nxënës për mësues, në 17.8 në vitin akademik 2017/2018, nga 19.1 në vitin akademik 2013/2017, për ciklin 9 vjeçar, sipas INSTAT.

Në dokumentat e saj zyrtarë, Ministria e Arsimit shprehet se, tendenca në ulje të nxënësve në arsimin bazë bazë shpjegohet me uljen e numrit të lindjeve dhe dukurisë së emigrimit.

Ndërsa për arsimin e mesëm ka gjithashtu ulje të numrit të nxënësve vit pas viti, për efekt të uljes se numrit të lindjeve, por nga ana tjetër ka rritje të interesit të nxënësve që vazhdojnë shkollën e mesme pas përfundimit të sistemit 9 vjeçar