16 migrantë të paligjshëm u gjetën në rimorkion e mbyllur të një kamioni që udhëtonte nga Franca për në Irlandë.

Mjeti me emigrantët, në momentin e kontrollit ndodhej i imbarkuar në kuvertën e tragetit ‘Stena Line’ po udhëtonte nga Cherbourg për në Rosslare.

Sipas raportimeve, të 16 personat në rimorkio thuhet se janë në gjendje jo të mirë shëndetësore. Kombësia e tyre nuk bëhet e ditur.

Të martën, 25 migrantë në një “enë frigoriferike” u gjetën në një traget që udhëtonte nga Hollanda në Mbretërinë e Bashkuar.

Anija ‘Britannia Seaways’ u detyrua të kthehej në portin e Vlaardingen, afër Roterdamit, pasi u zbuluan emigrantët.

Zbulimi i fundit vjen pasi 39 trupa të migrantëve vietnamezë u zbuluan në pjesën e prapme të një kamioni frigoriferik në Grays, Essex, muajin e kaluar.

Shoferi i kamionit, Maurice Robinson, gjithashtu nga Irlanda Veriore, është akuzuar për një seri të veprave penale, përfshirë 39 akuza për vrasje.