Shqipëria ndodhet në një presion për të ndaluar emigrantët e paligjshëm që vijnë nga vendet e treta dhe tentojnë të kalojnë ilegalisht përmes kufirit shqiptar, duke zgjedhur Shkodrën si qyteti në kufi me Malin e Zi.

Kjo ka bërë që shumë shtetas shqiptar që bëjnë transportin nga një vend në një tjetër të emigrantëve të arrestohen.

Para dy ditësh gjykata e shkallës së parë Shkodër la me masën e sigurisë “arrest me burg” 3 nga 5 të arrestuarit si pjesë e një grupi për dhënien e ndihmës për kalim të paligjshëm të kufirit për 11 shtetas sirian në itinerarin Greqi-Mali i Zi duke kaluar përmes disa qyteteve shqiptare.

Avokati Anton Kosteri, që ka në mbrojtje dy prej atyre që u lanë në “arrest me burg”, shtetasit Gjokë Murçaj dhe Griseld Dekovi shprehet se dy klientët e tij nuk kanë asnjë

lidhje me dhënien e ndihmës por thjeshtë ata i kanë transportuar 6 prej shtetasve sirian nga një qytet në një tjetër duke qenë se kanë rastësisur duke kaluar.

Avokati Kosteri shprehet se Shqipëria nuk duhet të vrasë veten për t’i bërë qejfin Europës sa i përket çështjes së emigrantëve ndërsa shprehet se masa e sigurisë “arrest me burg” dhënë nga shkalla e parë sipas tij është absurde.

Ky grup të arrestuarish nga të cilët 2 u liruan me garanci pasurore dhe dy të tjerë u lanë “arrest me burg” nuk është i vetmi i goditur nga policia dhe prokuroria në Shkodër. Ka edhe grupe apo individë të tjerë që ende janë nën hetim.

Nga ana tjetër kalimi i emigrantëve të paligjshëm përmes Shkodrës drejt Malit të Zi vazhdon të mbetet një shqetësim serioz për dy shtetet fqinje.