Pranimi i 20 emigrantëve në Shqipëri nuk është një show, por një mësim dhe mesazh i fortë që vendi ynë i jep Europës. Kështu është shprehur në një intervistë dhënë për Star Plus Kryetari i Shoqatës së Miqësisë “Shqipëri-Itali” Martin Çetina.

I pyetur se përsë mendon që shteti ynë u tregua i gatshëm për ti hapur dyert 20 emigrantëve, Çetina thotë se ky nuk është rasti i parë sepse Shqipëria e tregoi veten kur strehoi Kosovarët që u larguan nga lufta.

Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Italisë janë të lashta thotë Çetina sipas të cilit në të ardhmen pritet të intensifikohen dhe më tej.

Anija e rojes bregdetare italiane “Diciotti” shpëtoi javën e kaluar 190 refugjatë, 13 prej tyre u dërguan menjëherë në spital. Ndërkohë Shqipëria u tregua e gatshme të strehojë 20 refugjatë.