Emigrantët e strehuar në Itali kanë dërguar drejt vendeve të tyre rreth 4 milion euro në vitin 2017.

Ministria e Financave të këtij vendi ka bërë të ditur se shqiptarët renditen të 12 sa u përket shumave që dërgojnë në atdheun e tyre nga të ardhurat që fitojnë.

Në total janë 123.7 milion euro të cilat kanë hyrë zyrtarisht në Shqipëri gjatë vitit që lamë pas.

Megjithatë shuma është konsideruar më e ulët se në vitin 2015, ku në vendin tonë janë dërguar 4.9 milion euro më shumë.

Por pozitat e shqiptarëve duket se janë forcuar sa i përket përfshirjes në komunitetin italian.

33.7% e tyre kanë marrë kredi bankare, kundrejt 33.1% që është mesatarja e emigrantëve nga vendet e tjera.

Sa i përket punësimit, 31.358 shqiptarë janë sipërmarrës, ndërsa 29 % janë angazhuar në sektorin e ndërtimit.

Po ashtu bëhet e ditur se rreth 90% e tyre zotërojnë një llogari bankare rrjedhëse dhe për sa i takon klasifikimit në bazë të gjinisë, rreth 41% e grave kanë llogari bankare, koefiçent ky i ulët në krahasim me 45% që është niveli i përgjithshëm mesatar i emigranteve femra në Itali.

Në lidhje me qëndrimin e tyre, 28.4% kanë leje qëndrimi me afat të shkurtër kohor dhe 71.3% janë me qëndrim afatgjatë.

Shqipëria gjithashtu është renditur në vendin e katërt për numrin e lartë të emigrantëve minorenë të pashoqëruar në Itali, ku numërohen rreth 1630 të tillë.

Artikulli paraprakRRIHET EGËRSISHT I BURGOSURI SHQIPTAR NË TRIKALLA
Artikulli tjetërLIBRAT QË DUHET TË LEXONI GJATË VITIT 2019