Një tjetër rast i kalimit të emigratëve të paligjshëm është goditur nga policia në Kapshticë.

Policia Kufitare njoftoi se ka kapur 21 emigrantë të paligjshëm në fshatin Vernik, të cilët udhëtonin drejt Bilishtit.

Emigratët e ndaluar janë me shtetësi iraniane, kurde dhe siriane. Mësohet se mes të ndaluarve ka pasur edhe fëmijë.

Numri i emigratëve që zgjedhin të kalojnë përmes Shqipërisë është shtuar vitet e fundit.

Organizata Ndërkombëtare për Migracionin raportoi në vitin 2018 se ndodhen rreth 4 mijë emigrantë të paligjshëm në vendin tonë që presin të kalojnë kufirin.

Artikulli paraprak2.5 TONË DROGË DREJT ITALISË, JEPET VENDIMI PËR TË ARRESTUARIT
Artikulli tjetërAKSIDENT RRUGOR, PLAGOSET RËNDË DREJTUESI I BIÇIKLETËS