Një dramë brënda dramës e kanë përkufizuar autoritetet italiane fenomenin e emigrantëve minorenë të pashoqëruar që mbërrijnë çdo ditë në territorin italian. Fëmijë e adoleshentë që me ëndërrën e një jetë më të mirë përballojnë shpesh herë një udhëtim të gjatë e të rrezikshëm. Fluksi i madh i emigrantëve e problematikat e emigracionit me të cilat po përballet aktualisht Europa,

kanë ndikuar në thellimin e këtij fenomeni dhe pse statistikat e fundit të qeverisë italiane konfirmojnë se Egjipti e Shqipëria renditen në dy vendet e para në klasifikimin e vendit të origjinës me numrin më të madh të emigrantëve minorenë të pashoqëruar të pranishëm në territorin italian.Ministria Italiane e Punës dhe e Politikave Sociale ka publikuar së fundmi Raportin Kombëtar mbi minorenët e pashoqëruar, i monitoruar deri më 31 korrik të 2015. Në klasifikimin e ndarjes së emigrantëve minorenë sipas kombësive të tyre, Shqipëria renditen në vendin e dytë me 1198 minorenë të pashoqëruar me origjinë shqiptare, përgjithësisht 14, 2% të numrit të përgjithshëm, pas vendit të parë që zë Egjipti me 1896. Republika e Kosovës renditet në vendin e 11 me 220 miorenë. Raporti Kombëtar i sapo publikuar i Ministrisë Italiane të Punës e Politikave Sociale konfirmon një tendecë të re të prejardhjes së emigrantëve minorenë nga Shqipëria. Nëse deri një vit më parë origjina e tyre ishte kryesisht nga zonat e Veriut të Shqipërisë si Kukës, Dibër, Lezhë e Shkodër, aktualisht shumica e tyre vijnë nga prefektuarat e Shqipërisë Qëndrore e Jugore si Fier, Elbasan, Tiranë etj. Dhe pse Shqipëria është pjesë e zonës Shengen e qytetarët shqiptarë mund të lëvizin lirisht deri në tre muaj në vendet Europiane, shumica e familjave shqiptare shfrytëzojnë emigracionin minorenë për të realizuar një përmirësim social në jetën e fëmijve të tyre, duke përdorur mundësi e shërbime që u ofrohen në Itali, shumë më të mira se në Shqipëri si arsimimi e shëndetësia.

Artikulli paraprakHUNGARI, AS GARDHET NUK MJAFTOJNË PËR TË NDALUR EMIGRANTËT
Artikulli tjetërMBYLLET SEZONI, RËNDOHET QARKULLIMI NË RRUGËN E KOMBIT