Muaji gushtit risjell në Shkodër emigrantë nga shtete të ndryshme .Ajo që u bën përshtypje gjithve që vijnë është dhe fakti se si tokat lihen djerr.

Loro Lashi nga fshati Obot prej 23 vitesh jeton si emigrant në shtetin fqinj atë të Italisë bashkë me familjen. Ai ka ardhur për të kaluar disa ditë në vendlindjen e tij, në Obot, zonë e cila është e lidhur fort me natyrën dhe bujqësinë.

Loro thotë se i dhemb shpirti kur shikon se në cfarë gjendje është katandisur kjo zonë , që dikur ishte mjaft pjellore ndërsa tani pjesa e konsiderueshme e tokave janë lënë djerrë.

Kanë qenë vite të vështira për të largimi në atë kohë, ndërsa tani jetesën e ka shtruar në Itali dhe nuk mendon që të rikthehet në vendlindje për të jetuar por thjeshtë për të kaluar disa muaj, sepse sipas tij në këtë vend ka mbaruar cdo gjë.

Loro Lashi i konsideron bashkëfshatërt e tij si një popull mjfat punëtorë, të edukuar e të ndershëm i cili pranon ndoshta varfërinë por jo të mbjellë lëndë narkotike për të përfituar sic ndodhë rëndomë në shumë zona.

Oboti është një fshat i vogël i Shkodrës, por i njohur në të gjithë Shqipërinë si i përmbyturi i përvitshëm.

I shtrirë buzë lumit të Bunës, në të majtë të rrugës nacionale Shkodër-Muriqan, fshati noton në ujë, sa herë hapen portat e shkarkimit në hidrocentrali Vaun e Dejës.

Banorët i kanë sytë nga shteti për ti dëmshpërblyer por shpresat janë të pakta
Ekonomia e familjeve varet nga tekat e motit.

 

Artikulli paraprakRREZIKU NGA PICKIMI I GJARPËRINJËVE
Artikulli tjetërSHKODËR, “FESTA E BIÇIKLETËS 2018”