Qindra emigrantë afrikanë dolën në protestë në qytetin jugor të Italisë, Foggia, ku protestuan kundër trajtimit skllavëror që bëhet ndaj tyre.

 

Ata marshuan nag kampi i tyre “Getoja e Madhe” drejt qytetit të Foggias, duke përshkuar rreth 10 kilometra dhe duke thirrur “Jo Skllavërisë”, nën një vapë përvëluese.

 

Mijëra emigrantë afrikanë punojnë në Italinë e Jugut gjatë verës, duke mbledhur domate dhe paguhen me më pak se 3 euro ora, thënë ndryshe, më pak se gjysma e pagës minimale që aplikohet për punëtorët e bujqësisë.

 

Ata transportohen në kushte aspak njerëzore nga një fermë në tjetrën dhe vetëm javën e kaluar humbën jetën 16 emigrantë, në dy aksidente rrugore.

 

“Ne trajtohemi si skllevër, por nuk kemi asnjë mundësi. Nuk ka punë tjetër për ne, vendasit e dinë këtë dhe ndaj përfitojnë”, tha Ibrahim Sissoko, 28 vjeç, nga Mali, i cili mbërriti në Itali më 2015-ën.

 

Qeveria italiane premtoi këtë javë se do të godiste këtë fenomen abuzim, por ky është një premtim i përsëritur dhe asnjëherë i mbajtur.