Greqi:Një situatë e pakëndshme është krijuar në aksin Athinë-Lamia, në të dyja korsitë e rrugës, ku disa qindra emigrantë kanë protestuar për kushtet e kampeve ku janë akomoduar.

 

Protesta ka zgjatur për disa orë, ndërkohë që emigrantët e ardhur nga Lindja e Mesme dhe Afrika kanë kërkuar kushte më të mira jetese dhe ushqim më të mirë. Ata janë të akomoduar në qendrën shëndetësore të Malakasës.

 

Drejtuesit e makinave, kanë thënë për mediat greke se protestuesit kanë qëlluar me gurë këdo që ka tentuar të filmojë protestën. Trafiku është devijuar dhe nuk dihet ende deri kur do të zgjasë kjo protestë.

Artikulli paraprakKUFIJTË KOSOVË-SERBI, TOPALLI: RAMA LAU DUART, BASHËS MOS IA VINI RE SE NUK EKZISTON
Artikulli tjetërSHKRUMBOHET MAKINA,NUK KA TE LENDUAR