“Investimi për shkollimin, investimi për të ardhmen”. Por ky slogan nuk përkon aspak me realitetin e sotëm.

Mbishkrimin e këtij slogani e mban shkolla 9-vjecare në njësinë administrative të Anës së Malit. Një zonë kjo e cila sipas administratorit Arben Ceni po boshatiset nga dita në ditë.

Papunësia, varfëria e thellë, humbja e shpresës dhe pasiguria për të mbjellë tokat bujqësore po nxit ikjen masive të banorëve.

Vlerësimi i dëmeve është kryer ndërsa banorët ende nuk kanë marrë dëmshpërblimin e përmbytjeve që ndodhen në muajin Mars të këtij viti.

Ndonëse është një zonë në më pak se 10 km larg qytetit të Shkodrës, përballet me probleme të shumta që sëfundmi janë shtuar ndjeshëm.